Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

Vajza e vogël ankohej se në dhomë kishte përbindësha! Gjetën 60.000 bletë Saylor Class, tre vjeç, duke parë disa nga insektet që po e linin pa gjumë natën

Vajza e vogël ankohej se në dhomë kishte përbindësha! Gjetën 60.000 bletë

12:39, 30/04/2024
A+ Aa A-

Kur 3-vjeçarja Saylor Class filloi të ankohej se kishte përbindësha në dhomën e saj të gjumit, prindërit menduan se ishte thjesht një pjellë e imagjinatës tepër aktive të një fëmije.

Por më pas një bletërritës zbuloi dhjetëra mijëra bletë mbi dhomën e gjumit të vogëlushes.

Saylor ishte ankuar për "përbindëshat në mur" të dhomës së saj në shtëpinë e tyre në fermë në Charlotte, Karolinë e Veriut. Nëna e saj, Ashley Massis Class, dhe burri i saj nuk menduan gjë për këtë.

Në fund të fundit, ata sapo i kishin treguar vajzës së tyre filmin”Monsters”.

"Ne madje i dhamë asaj një shishe me ujë dhe thamë se ishte sprajt për përbindëshat që të spërkaste ndonjërin nga ata gjatë natës," tregoi zonja Massis Class, një projektuese shtëpish.

Por gjatë muajve në vijim, Saylor u bë më këmbëngulëse se kishte diçka në dollapin e saj.

Kjo mori më shumë kuptim kur zonja Massis Class vuri re disa bletë që  grumbulloheshin pranë papafingos dhe oxhakut jashtë shtëpisë së tyre 100-vjeçare.

Ata menduan se Saylor mund të dëgjonte zhurmën pranë tavanit të dhomës së saj të gjumit.

Zonja Massis Class thirri një kompani të kontrollit të insekteve që zbuloi se insektet me krahë ishin bletë, një specie e mbrojtur në SHBA.

Ajo dhe burri i saj kontaktuan një bletërritës i cili vuri re se insektet po hynin përmes dërrasave të dyshemesë së papafingos - pikërisht mbi dhomën e gjumit të vajzës së saj.

Bletët kishin kaluar tetë muaj duke ndërtuar kosheren e “përbindëshit”.

Bletari solli një kamerë termike për të skanuar muret në dhomën e gjumit të tre vjeçares.

"Kamera u përflak si Krishtlindje," tha zonja Massis Class.

Image

Bletari tha se ai kurrë nuk kishte parë një zgjua që të zbriste kaq shumë në mur.

Ai e gjurmoi zgjoin në një vrimë sa një monedhë në cep të një hapjeje papafingo.

Bletari - të cilin vajza e Massis Class filloi ta quante gjuetar përbindësh - hapi murin dhe gjeti aty një hoje mjalti të madhe.

"Ato dolën jashtë duke u derdhur si në një film horror," tha zonja Massis Class.

Bletari ka nxjerrë 55,000 deri në 65,000 bletë dhe 45 kg hoje mjalti.

Ka bërë tre nxjerrje duke i hequr insektet nga muri për t'i vendosur në një kuti dhe insektet u zhvendosën në një vend të shenjtë për bletët.

Zonjës Massis Class i është dashur të kontrollojë dhomën sa herë nxirrnin tufa bletësh për të ndaluar që bletët të gumëzhinin rreth shtëpisë së saj.

Bletët dhe mjalti i tyre kishin dëmtuar instalimet elektrike të shtëpisë, tha zonja Massis Class.

Ajo tha se sigurimi i pronarit të shtëpisë së saj nuk do të mbulojë asgjë që lidhet me dëmtuesit, sepse ata i konsiderojnë ato të parandalueshme.

Tani ajo vlerëson se bletët kanë shkaktuar më shumë se 20,000 dollarë dëm.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco