Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Seinfeld fajëson të majtën ekstreme për vrasjen e komedisë televizive

Seinfeld fajëson të majtën ekstreme për vrasjen e komedisë televizive

12:29, 30/04/2024
A+ Aa A-

Jerry Seinfeld ka fajësuar të majtën ekstreme për vrasjen e komedisë në televizion, duke pretenduar se rrjetet ishin shumë të shqetësuara "për ofendimin e të tjerëve".

Komediani amerikan, sitcom-i i të cilit me të njëjtin emër tërhoqi 76 milionë shikues kur përfundoi në fund të viteve 1990, sulmoi shefat e televizioneve për dërgimin e batutave nëpër "komisione" për miratim.

Shikuesit e mundshëm tani po i drejtoheshin "stand-up"-ve për komeditë që nuk kishin marrë miratim në mënyrë që të shmangnin fyerjet, shtoi ai.

Dikur, shkoje në shtëpi në fund të ditës dhe shumica e njerëzve thoshin: 'Po jepet Cheers; po jepet M*A*S*H; po jepet Mary Tyler; po jepet All in the Family", tha Seinfeld për David Remnick të The New Yorker.

"Prisje të shihje gjëra për të qeshur në televizor atë mbrëmje. E po, e di çfarë? Ku e gjen këtë sot?" Ky është rezultat i së majtës ekstreme dhe trapllëqeve të "korrektes politike" dhe njerëzve që shqetësohen aq shumë për fyerjen e të tjerëve.

"Kur shkruan një skenar dhe ai kalon në katër ose pesë duar, komitete, grupe të ndryshme - 'ja cili është mendimi ynë për këtë batutë' - ky është fundi i komedisë tënde."

Seinfeld, i cili filloi karrierën e tij si një komedian stand-up, tha: "Tani ata do të shohin "stand-up"-ë komikë sepse nuk kontrollohen nga askush. Na kontrollon publiku. Ne e dimë kur kemi devijuar. E dimë menjëherë. Dhe përshtatemi menjëherë."

70-vjeçari shtoi: "Me disa aktorë të humorit tani, njerëzit po argëtohen me kalimin e kufirit, dhe ne qeshim të gjithë për këtë.

"Por përsëri, janë "stand-up"-et ato që e kanë vërtet lirinë për ta bërë këtë sepse askush tjetër nuk e merr fajin nëse nuk shkon mirë."

Studentët "thjesht duan t'i përdorin këto fjalë - "kjo është raciste, kjo është seksiste, kjo është paragjykuese", tha ai, duke shtuar: "Ata nuk e dinë se për çfarë dreqin po flasin."/ Përktheu SYRI.NET/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco