Pentagoni: Rebelët Houthi sulmuan pa sukses anijet tona

Pentagoni: Rebelët Houthi sulmuan pa sukses anijet tona

13:37, 27/12/2023
A+ Aa A-

Ushtria amerikane tha se kishte rrëzuar 12 dronë dhe tre raketa balistike, pas sulmit tokësor nga rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani.

”Nuk ka pasur dëmtime në asnjë anije në zonë dhe nuk ka raportime për të lënduar”, deklaroi ushtria amerikane.

Grupi Houthi ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme se do të synojë anijet në pronësi ose të operuara nga kompanitë izraelite, në solidaritet me Palestinën, dhe u ka kërkuar vendeve që të largojnë qytetarët e tyre që punojnë në ekuipazhet e këtyre anijeve.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco