Rusia dhe India pranë marrëveshjes për prodhimin e përbashkët të armëve

Rusia dhe India pranë marrëveshjes për prodhimin e përbashkët të armëve

13:25, 27/12/2023
A+ Aa A-

India dhe Rusia janë pranë një marrëveshjeje për të prodhuar së bashku pajisje ushtarake, pas përparimeve në bisedime. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se marrëdhëniet e vendit të tij me Indinë shkojnë përtej lidhjeve dypalëshe.

Të dy vendet janë të interesuara për “ndërtimin e një sistemi politik dhe ekonomik ndërkombëtar që do të jetë i hapur dhe i drejtë për të gjithë”.

Ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, nga ana e tij, tha se priste të diskutonte “gjendjen e multilateralizmit dhe ndërtimin e një rendi botëror shumëpolar” me homologun e tij rus.

Ministri i Jashtëm i Indisë u takua sot me homologun e tij rus në Moskë në një vizitë diplomatike që nënvizoi lidhjet e ngushta ekonomike të dy vendeve, pavarësisht presionit në rritje ndërkombëtar për të izoluar Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco