Momenti kur një raketë ukrainase godet një anije ruse në Detin e Zi

Momenti kur një raketë ukrainase godet një anije ruse në Detin e Zi

13:04, 27/12/2023
A+ Aa A-

Momenti kur ukrainasit fundosin anijen ruse në Detin e Zi është regjistruar nga një aparat fotografik.

Presidenti rus Vladimir Putin u informua nga ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu për “dëmtimin” e pësuar nga anija sulmuese Novotcherkassk gjatë këtij sulmi, i cili u mirëprit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps përshëndeti raportet se Ukraina kishte shkatërruar një anije luftarake ruse në Detin e Zi, duke thënë se sulmi ajror vërtetoi se kritikët e vendit për mbështetjen e tij për Kievin “e kishin gabim”.

Sulmi, i konfirmuar nga Ukraina dhe Rusia të martën në mëngjes, kishte në shënjestër anijen në Feodosia në Krimenë e pushtuar nga Rusia, sipas SkyNews.

Ushtria ukrainase siguroi se “shkatërroi” këtë anije, për të cilën tha se mbante drone Shahed të prodhuar nga Irani, të cilat Moska i përdor shpesh në luftë.

“Kjo goditje e fundit nga marina e Putinit dëshmon se ata që besojnë se ka një ngërç në luftën në Ukrainë e kanë gabim”, shtoi sekretari britanik i mbrojtjes. “Ata nuk e kanë vënë re që në katër muajt e fundit 20% e flotës ruse të Detit të Zi është shkatërruar”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco