Artistët francezë i dalin në mbrojtje Gerard Depardieu, pas lumit të akuzave për përdhunime

Artistët francezë i dalin në mbrojtje Gerard Depardieu, pas lumit të akuzave për përdhunime

13:01, 27/12/2023
A+ Aa A-

Pesëdhjetë figura nga botae artit francez kanë nënshkruar një Letër të Hapur, që u botua të hënën, në mbrojtje të aktorit të njohur Gérard Depardieu, pasi ai po përballet me më shumë se një duzinë akuzash për përdhunime dhe sulme seksuale shtrirë në dy dekada.

Shumica e akuzave kanë ardhur nga ato me të cilat ka punuar, me një aktore që thotë se reputacioni i tij në industrinë e filmit është i njohur dhe i meriton akuzat:“Kushdo që ka punuar ndonjëherë me të e di se ai sulmon gratë,” tha ajo.

Duke e quajtur Depardieu si "përbindëshin e fundit të shenjtë të kinemasë",  Letra thotë se nënshkruesit e saj "nuk mund të heshtin më përballë një linçimi" dhe u bën thirrje autoriteteve gjyqësore t'i japin aktori Depardieu "prezumimin e pafajësisë që ai duhet ta gëzojë si gjithë të tjerët, sikur të mos ishte gjiganti i kinemasë që është”.

Këngëtarja franceze dhe ish-Zonja e Parë Carla Bruni (Sarkozy_ dhe aktorja angleze Charlotte Rampling ishin ndër nënshkruesit e Letrës së Hapur, e cila u botua në Le Figaro në ditën e Krishtlindjeve, së bashku me vajzën franceze të Bond, Carole Bouquet, e cila ishte në një lidhje me aktorin Depardieu për gati një dekadë duke filluar nga viti 1996.

Letra vjen pothuajse një javë pasi Ppresidenti francez Emmanuel Macron nxiti zemërim duke thënë se mendonte se Depardieu, 75 vjeç, ishte viktimë e një përndjekeje mes akuzave të reja për sulme që dolën këtë muaj.

Vite të tëra me akuza

Problemet ligjore të Depardieu filluan seriozisht në shkurt të vitit 2021, kur ai u akuzua për përdhunim dhe sulm seksual të kryer në vitin 2018 kundër aktores Charlotte Arnould në shtëpinë e tij në Paris. Sipas një burimi të afërt me rastin, Depardieu ishte një mik i familjes së aktores.

Ajo bëri një ankesë në verën e vitit 2018 kur ishte 22 vjeçe, duke thënë se ishte përdhunuar dy herë nga Depardieu në rezidencën e tij në Paris disa ditë më parë.  Depardieu, i cili u vu nën hetim zyrtar në dhjetor 2020, i mohoi akuzat.

Më shumë se një duzinë gra të tjera dolën në prill 2023 me akuza për sulme seksuale që shtriheshin në dy dekada. Faqja e internetit investigative franceze Mediapart zbuloi se 13 gra të tjera kishin dalë për të akuzuar se Depardieu i kishte ngacmuar në xhirimet e 11 filmave ose serialeve, ose në vende të tjera jashtë sheshit, midis viteve 2004 dhe 2022.

Akuzat varionin nga "një dorë e futur në të brendshmet, në mes këmbëve, në të pasme ose në gjoks" deri te "komentet e turpshme seksuale" dhe këmbënguljet, raportoi Mediapart.

Edhe kur abuzimi i supozuar ndodhte në xhirime dhe para dëshmitarëve, ekipet e xhirimit shpesh qeshnin kur gratë ankoheshin, duke thënë se ishte thjesht mënyra se si sillej aktori, zbulonte faqja.

 

Asnjë nga 13 gratë nuk ka paraqitur ankesa zyrtare, tha Mediapart, por tre kanë dhënë dëshmi tek autoritetet gjyqësore.

Depardieu nuk ka pranuar asnjë akuzë.

Aktori u sulmua përsëri në fillim të këtij muaji pasi një dokumentar u transmetua në televizionin France 2 që e tregonte atë duke bërë komente të turpshme për një vajzë të vogël mbi kalë dhe duke folur hapur për organin e tij gjenital në një udhëtim në Korenë e Veriut në vitin 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco