Rusia mobilizohet për 'luftë', vendos të çojë artilerinë e rëndë në kufinjtë e NATO-s

Rusia mobilizohet për 'luftë', vendos të çojë artilerinë e rëndë në kufinjtë e NATO-s

12:22, 27/12/2023
A+ Aa A-

Moska do të vendosë obusë në kufijtë e Finlandës dhe Norvegjisë

Rusia së shpejti do të vendosë obusët e saj më të rinj në kufijtë e saj me Finlandën dhe Norvegjinë, kanë thënë zyrtarët. Grupi i parë i njësive të artilerisë vetëlëvizëse të Koalicionit-SV do të dorëzohet në Distriktin Ushtarak Verior të Rusisë deri në fund të vitit 2023, sipas Sergei Chemezov, kreu i konglomeratit të mbrojtjes shtetërore Rostec.

"Obusët e këtij klasi nevojiten për të siguruar një avantazh ndaj modeleve të artilerisë perëndimore në aspektin e rrezes së qitjes," i tha zoti Chemezov agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.

Moska ka akuzuar vazhdimisht Perëndimin se po lufton kundër Rusisë në Ukrainë dhe ka kërcënuar se do të vendosë forca përgjatë kufijve të saj perëndimorë pas pranimit të Finlandës në aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të.

Në fillim të këtij muaji, mediat ruse raportuan se obusët e vetëm të Koalicionit-SV ishin vendosur tashmë në vijat e frontit në Ukrainë.

Obusët kanë një rreze veprimi deri në 70 kilometra dhe janë të pajisur me një top modern 2A88 të kalibrit 152 mm me një shpejtësi qitjeje më shumë se 10 fishekë në minutë, si dhe një sistem modern për automatizimin e proceseve të drejtimit të armëve, përzgjedhjen e objektivit dhe navigimin, sipas raporteve./The Telegraph - Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco