Ukraina sulmohet nga dronët rusë, një i vrarë

Ukraina sulmohet nga dronët rusë, një i vrarë

12:08, 27/12/2023
A+ Aa A-

Territori ukrainas u sulmua gjatë natës nga dronët rusë, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës më 27 dhjetor. Guvernatori i rajonit të Odesës tha se një 35-vjeçar u vra nga mbetjet e një droni të rrëzuar në një zonë banimi.

Ministria e Brendshme tha se katër të tjerë, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, u plagosën. Këto sulme përfunduan në orët e hershme të mëngjesit të 27 dhjetorit.

Forcat ajrore thanë se dronët u lëshuan nga Gadishulli i Krimesë, i pushtuar nga Rusia, dhe nga rajoni jugperëndimor i Krasnodarit të Rusisë. Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./REL


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco