'Ku është nipi im?':6-vjeçari që u nis për tek gjyshja këtë Krishtlindje, mori avionin e gabuar

'Ku është nipi im?':6-vjeçari që u nis për tek gjyshja këtë Krishtlindje, mori avionin e gabuar

12:06, 27/12/2023
A+ Aa A-

“Spirit Airlines” po heton për incidentin, që e çoi fëmijën gabimisht 260 km larg shtëpisë së gjyshes së tij.

Një djalë 6-vjeçar që udhëtonte për të vizituar gjyshen e tij për Krishtlindje u fut në avionin e gabuar dhe përfundoi 260 km larg.

Në vend që të shkonte në Fort Myers, ai u ngjit në një aeroplan që shkonte në qytetin e Floridës, Orlando.

“Spirit Airlines” thotë se djali ishte i shoqëruar nga një punonjës gjatë gjithë kohës dhe se po hetojnë se si ka ndodhur ngjarja.

"Ku është nipi im?"

Kur gjyshja e tij, Maria Ramos, u shfaq të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore për të pritur nipin e saj - i cili po fluturonte për herë të parë me avion nga Filadelfia – po asaj iu tha se ai nuk ishte në avionin e Spirit Airlines.

“Vrapova brenda në aeroplan te stjuardesa dhe e pyeta: ‘Ku është nipi im? A jua dorëzuan në Filadelfia?”Ajo tha, “Jo, nuk kisha fëmijë me vete”, tha Ramos për stacionin televiziv lokal WINK News.

Më pas ajo mori një telefonatë nga nipi i saj nga aeroporti në Orlando, duke i thënë se ku kishte zbritur.

“Spirit Airlines” po heton ngjarjen

Në një deklaratë, Spirit Airlines tha se djali ishte nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e një punonjësi të linjës ajrore gjatë gjithë kohës, edhe pse ai ishte hipur gabimisht në një fluturim për në Orlando. Pasi u zbulua gabimi, linjat ajrore e njoftuan familjen, thuhet në deklaratë.

“Ne e marrim seriozisht sigurinë dhe përgjegjësinë e transportimit të të gjithë pasagjerëve tanë dhe po kryejmë një hetim të brendshëm”, thuhet në deklaratë. “I kërkojmë falje familjes për këtë që kaluan”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco