Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Maskon raketat bërthamore si avionë pasagjerësh, kinezët shpikin ‘Vellon e Artë’ që mashtron radarët e SHBA

Maskon raketat bërthamore si avionë pasagjerësh, kinezët shpikin ‘Vellon e Artë’ që mashtron radarët e SHBA

17:42, 26/12/2023
A+ Aa A-

Një arritje e teknologjisë moderne që mund të arrijë të mashtrojë edhe sistemet mbrojtëse më të sofistikuara të Amerikës, pretendohet se është shpikur nga shkencëtarët kinezë.

Bëhet fjalë për ‘Vellon e Artë’, e cila sipas pretendimeve kineze mund të maskojë armët bërthamore duke i bërë të duken si avionë pasagjerësh.

Risia teknologjike e Pekinit nëse do të aplikohej do të ‘ndryshonte tërësisht fytyrën e luftës’, pasi mund të fshehë në mënyrë efektive raketat vdekjeprurëse nga rrezja e radarëve.

‘Velloja e Artë’ e Kinës është zhvilluar nga një ekip shkencëtarësh të kryesuar nga Zong Yali, një profesoreshë e asociuar e studimeve për radarët në Universitetin Politeknik Northwestern.

South China Morning Post (SCMP) raporton se Zong dhe kolegët e saj zbuluan se velloja është e përbërë nga fije të holla metalike të veshura me ar, të endura në mënyrë të ndërlikuar në një gjeometri komplekse.

Kjo risi teknologjike është krijuar për të mashtruar sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore dhe ka potencialin të ndryshojë të gjithë dinamikën e konflikteve, e po ashtu do të shkurtojë kohën e reagimit për komandantët ushtarakë.

Duke folur për Gazetën Kineze të Radios Shkencës, Zong shtoi se si teknologjia gjithashtu mund të përforcojë ndjeshëm radarin e një objektivi fluturues nga më pak se një në mbi 30 decibel për metër katror.

‘Velloja e Artë’ do të sigurojë raketa me të njëjtin nivel reflektimi te radarët si avionët e mëdhenj komercialë Boeing 737 dhe Airbus A320, me një fleksibilitet të pakrahasueshëm. Ajo vjen në formën e një strukture të palosshme, çka i lejon që të vendoset si një ombrellë mbi raketat, për shkak të përbërjes prej materialesh të lehta si fibër karboni.

Dhe me mbulesën e aftë për të ndryshuar formën dhe madhësinë e saj në mënyrë të rastësishme, operatorët e kompjuterëve dhe radarëve do të jenë plotësisht të pavetëdijshëm për atë që po vjen.

‘Lufta elektronike është bërë më komplekse se kurrë. Pajisjet dhe mjetet e reja të kundërmasave elektronike po hyjnë në shërbim me një shpejtësi të paparë. Ato po ndryshojnë fytyrën e luftës’, tha Zong, siç raportohet nga Wio News. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco