Këshilli i Sigurimit sot tjetër rezolutë për Gazën, Izraeli propozon armëpushim kundrejt 40 pengjeve

Këshilli i Sigurimit sot tjetër rezolutë për Gazën, Izraeli propozon armëpushim kundrejt 40 pengjeve

08:20, 20/12/2023
A+ Aa A-

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të mërkurën për një rezolutë për Gazën, sipas dy burimeve. Votimi ishte shtyrë pasi diplomatët punojnë mbi gjuhën që do të jepte një "po" ose të paktën një abstenim nga SHBA, e cilaa vuri veton kundër një mocioni të mëparshëm armëpushimi.

Izraeli ka propozuar një pauzë njëjavore në luftimet kundër Hamasit në këmbim të lirimit të 40 pengjeve, sipas një analisti të CNN, që citon zyrtarë. Hamasi ka bërë të qartë se nuk do të lirohen më pengje derisa të ketë një armëpushim.

Gjysma e popullsisë së Gazës është e uritur dhe banorët shpesh kalojnë ditë të tëra pa ngrënë nën bombardimet e Izraelit ndaj enklavës me më shumë se 2 milionë njerëz, tha Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.

Fëmijët dhe familjet "nuk janë të sigurt në spitale" në Gaza, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, ndërsa sistemi më i gjerë i kujdesit shëndetësor të enklavës shkon në prag të kolapsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco