Gjendet një pajisje përgjimi në zyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës

Gjendet një pajisje përgjimi në zyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës

23:47, 17/12/2023
A+ Aa A-

Një pajisje përgjimi u gjet në një zyrë të shefit të shtabit të përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare të Ukrainës, Valery Zaluzny, njoftuan shërbimet e sigurisë së Kievit, ndërsa sqaruan se pajisja ishte “jo funksionale”.

“Pajisja nuk u gjet brenda zyrës së Valery Zaluzny, por në një nga hapësirat që ai mund të përdorte për punën e tij në të ardhmen”, sqaruan autoritetet në një postim në Telegram.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi se ka hapur një hetim penal sipas kodit penal të vendit mbi “përvetësimin, shitjen ose përdorimin e paligjshëm të mjeteve të veçanta teknike për të marrë informacion”.

Sipas mediave ukrainase, pajisje të ngjashme u gjetën edhe në zyrat e punonjësve të tij. Pajisjet u zbuluan gjatë një kontrolli rutinë të ambienteve të reja të destinuara për përdorim nga komandanti i përgjithshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco