'Rusia ka të ardhme, Ukraina jo', provokon Putin: Liderët në Kiev janë çmendur

'Rusia ka të ardhme, Ukraina jo', provokon Putin: Liderët në Kiev janë çmendur

16:29, 11/12/2023
A+ Aa A-

Vladimir Putin beson se udhëheqësit e Ukrainës janë plotësisht të çmendur.

“Ne kurrë nuk do ta bënim këtë operacion nëse ata nuk do të nisnin me shkatërrimin e Rusisë në territoret tona historike, dëbonin njerëzit dhe shpallnin rusët një grup jo autokton në Ukrainë”, u shpreh Putin. Ai po i referohej një ligji të Ukrainës për njerëzit indigjen, të miratuar në vitin 2021, i cili njeh vetëm 3 grupe etnike si autoktone, Tatarët e Krimesë, Karaitët e Krimesë dhe hebrenjt e Krimesë.

Në atë event, presidenti rus nuk i kurseu parashikimet me zhdukjen e Ukrainës. “Ushtria jonë po vepron më shumë dhe në mënyrën e duhur në Ukrainë. Industria po rritet dhe po prodhojmë shumëfish më shumë. E di që nuk kemi ende mjaftueshëm nga gjithçka.

Por atyre po u mbarojnë gjërat. Ata nuk kanë as themelet e tyre. Kur nuk ke themele, asnjë ideologji, as industri, as para, ata nuk kanë asgjë të tyre, atëherë ata nuk kanë të ardhme, por ne e kemi një të tillë”, tha Putin. “Në fillim të shekullit të 19 Napoleoni mblodhi thuajse të gjithë Europën për të sulmuar Rusinë dhe ne e mposhtëm atë duke u bërë më të fuqishëm pas atij agresioni.

Në gjysmën e shekullit të kaluar, Hitleri bëri të njëjtën gjë, vendosi nën komandon e tij shumicën e vendeve europiane për të sulmuar Rusinë, por edhe ai u mposht, ndërsa ne dolëm më të fortë pas asaj lufte. Rezultati i luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara duke përdorur Ukrainën kundër Rusisë dihet tashmë”, shtoi Putin. Ndër të tjera tha se Rusia është gjithmonë e gatshme për negociata paqeje me Ukrainën, por akuzoi Perëndimin se nuk e lejon Kievin të ulet ne tryezën e bisedimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco