Franca miraton ligjin që lejon gjelat të këndojnë si dhe sa të duan në fshat

Franca miraton ligjin që lejon gjelat të këndojnë si dhe sa të duan në fshat

11:50, 07/12/2023
A+ Aa A-

Shumë francezë që shpërngulen nëpër fshatra dhe pastaj paraqesin ankesa në bashki për zhurmën e gjelave që këndojnë, lehjen e qenve, makineritë bujqësore ose për erën e plehut organik, tani nuk do të jenë më në gjendje të ankohen sepse ka një ligj që mbron fermerët.

Parlamenti francez ka miratuar një ligj që synon të kufizojë konfliktet mes fqinjëve dhe të shmangë paditë "abuzive" nga "banorët që janë shpërngulur së fundmi në fshatra" kundër fermerëve.

Franca dhe vendet e tjera alpine kanë pasur një histori të gjatë konfliktesh midis ish-banorëve të qyteteve dhe fqinjëve në fshat.

Gati 500 fermerë në Francë aktualisht po përballen me padi nga fqinjët që kanë probleme me zhurmën ose aromat që dalin nga fermat e tyre.

Ministri i Drejtësisë në Francë, Eric Dupond-Moretti, tha në platformën e rrjeteve sociale X: "Ky ligj do t'i japë fund padive abuzive kundër fermerëve që nuk bëjnë gjë tjetër veç punës së tyre: na ushqejnë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco