Netanyahu me ushtarët në Rripin e Gazës: Të vendosur deri në fitore...

Netanyahu me ushtarët në Rripin e Gazës: Të vendosur deri në fitore...

18:02, 26/11/2023
A+ Aa A-

Pas vendosjes së një armëpushimi katërditor me Hamasin, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka vizituar sot ushtarët në Rripin verior të Gazës.

Një marrëveshje kjo e arritur për herë të parë që nga fillimi i luftës.

“Ne po bëjmë çdo përpjekje për t’i kthyer pengjet të gjithë,” thotë Netanyahu.

Gjithashtu ai ka nënvizuar se tre qëllimet kryesore në këtë luftë janë eliminimi i Hamasit, shpëtimi i pengjeve, dhe sigurimin që Gaza të mos jetë më një kërcënim për shtetin e Izraelit.

“Asgjë nuk do të na ndalojë deri sa të jemi të bindur se kemi arritur të gjitha objektivat në këtë luftë”, ka thënë ndër të tjera ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco