Hamasi vonon lirimin e pengjeve të tjera, pohon se Izraeli po shkel marrëveshjen e armëpushimit

Hamasi vonon lirimin e pengjeve të tjera, pohon se Izraeli po shkel marrëveshjen e armëpushimit

19:06, 25/11/2023
A+ Aa A-

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha për BBC se është bërë një vonesë për lirimin e pengjeve këtë mbrëmje pasi sipas tyre Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit humanitar duke parandaluar hyrjen e kamionëve me ndihma në Gazën veriore.

Ai tha se Izraeli lejoi vetëm tre kamionë nga 100 të hynin në veri të Gazës, transmeton Telegrafi.

Zyrtari i Hamasit gjithashtu deklaroi se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit duke operuar dronë mbi Gazën jugore.

Izraeli në anën tjetër ka mohuar se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Sot, është dita e dytë e armëpushimit katërditor, sipas të cilit pritej të bëhej edhe një shkëmbim i dytë i pengjeve.

Hamasi pritej që sot të lironte 13 pengje izraelite, derisa Izraeli do të lironte 39 të burgosur palestinezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco