Momenti kur i mitur vrapon për të përqafuar babanë e tij, 7 javë pasi ishte mbajtur peng nga Hamasi

Momenti kur i mitur vrapon për të përqafuar babanë e tij, 7 javë pasi ishte mbajtur peng nga Hamasi

16:51, 25/11/2023
A+ Aa A-

Nëntëvjeçari Ohad Munder u ribashkua me babanë e tij për herë të parë pas shtatë javësh pasi ishte mbajtur peng nga grupi Hamas.

Ai ishte në mesin e 13 pengjeve që u liruan të premten si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe grupit Hamas, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar nga Qendra Mjekësore Schneider, djali shihet duke vrapuar në korridor në krahët e babait të tij.

Videoja tregon gjithashtu nënën e tij Keren dhe gjyshen Ruthi që u ribashkuan me familjen e tyre.

Pas shtatë javësh, për herë të parë u arrit një armëpushim katërditor ku parashihet që Hamasi të lirojë 50 pengje, derisa Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco