Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e PD takim me demokratët e Bulqizës

Trazirat në Irlandë: Emigranti brazilian çarmatos sulmuesin me thikë në Dublin

Trazirat në Irlandë: Emigranti brazilian çarmatos sulmuesin me thikë në Dublin

08:38, 24/11/2023
A+ Aa A-

Irlandë: Sulmi me thikë në Dublin shkaktoi një valë zemërimi me protestuesit që e kthyen në dhunë ngjarjen duke djegur autobusë dhe makina policie dhe duke vandalizuar disa dyqane. 

Sipas policisë, sulmuesi që  plagosi tre fëmijë dhe një grua 30-vjeçare jashtë një shkolle është një shtetas irlandez dhe jo një algjerian siç u tha në fillim, ndërsa njeriu që e çarmatosi sulmuesin ishte një shofer brazilian i Deliveroo (kompani britanike e shpërndarjes së ushqimit në internet).

Sipas rrjetit irlandez TheJournal.ie , "heroi" që netralizoi sulmuesin është një emigrant 43-vjeçar nga Brazili, i cili po kalonte me motoçikletën e tij kur pa gruan duke u sulmuar me thikë nga një burrë dhe më pas “goditi me helmetë autorin”.

“As që e kam menduar, ishte instinkt i pastër dhe gjithçka përfundoi në sekonda. Ai ra në tokë”, tha Caio Benicio për TheJournal.ie.

“Unë vetë kam dy fëmijë, ndaj më duhej të bëja diçka. Unë bëra atë që do të bënte kushdo. Njerëzit ishin aty, por nuk mundën të ndërhynin sepse ai ishte i armatosur, por e dija që mund ta përdorja helmetën time si armë”.

Ai gjithashtu tha për TheJournal.ie se ishte i trishtuar kur pa rebelë kundër emigrantëve në rrugë.

“Ata duket se i urrejnë emigrantët. Epo, unë jam një emigrant dhe bëra gjithçka që munda për të shpëtuar këta fëmijë  të vegjël."

Në fakt, policia pas shpërthimit të incidenteve tha se trazirat u shkaktuan nga një “bandë e çmendur huliganësh e drejtuar nga një ideologji e ekstremit të djathtë” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos besojnë atë që shkruhet në internet.

Si ndodhi ngjarja

Pak pas orës 13:00 me orën lokale një 40 vjeçar sulmoi  me thikë të madhe fëmijët që po dilnin nga shkolla fillore .

Ai plagosi  tre fëmijë, një vajzë pesëvjeçare e cila është në gjendje kritike për jetën, një vajzë gjashtëvjeçare që ndodhet në spital me lëndime të lehta dhe një djalë pesëvjeçar që ka dalë nga spitali. E plagosur rëndë ka mbetur edhe një 30-vjeçare që punonte në shkollë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco