Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Armëpushimi në Gaza, kryeministri i Katarit: Shpresojmë të hapë rrugën për fundin e luftës

Armëpushimi në Gaza, kryeministri i Katarit: Shpresojmë të hapë rrugën për fundin e luftës

11:49, 22/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Katarit ka falënderuar ditën e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Egjiptin për ndihmën që dhanë në sigurimin e armëpushimit në Gaza.

Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani deklaroi se ai shpreson që marrëveshja e arritur të mund të krijojë kushtet për të sjellë edhe fundin e luftës dhe gjakderdhjes.

Kryeministri tha po ashtu se shpreson që marrëveshja mund të pasojë nga bisedime serioze drejt një procesi paqeje.

Nga ana tjetër forcat izraelite të Mbrojtjes kanë bërë të ditur të mërkurën se deri në ditët kur hyn në fuqi armëpushimi, do të vijojnë me operimin nga ajri, toka dhe deti në Rripin e Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco