Rusia përdor taktikat e 'luftës hibride' duke i shtyrë emigrantët për në kufirin finlandez Roja Kufitare Finlandeze (RAJA) me patrullë qensh përgjatë një seksioni të gardhit kufitar pilot në Imatra, tetor 2023.

Rusia përdor taktikat e 'luftës hibride' duke i shtyrë emigrantët për në kufirin finlandez

10:59, 15/11/2023
A+ Aa A-

Ka pasur një rritje të ndjeshme ditët e fundit në numrin e azilkërkuesve që mbërrijnë në pikat kufitare në Finlandë, në juglindje të saj, pas një rritjeje graduale gjatë disa muajve.

Rusia po përdor një taktikë të "luftës hibride" për të shtyrë emigrantët mbi kufirin finlandez, duke shkaktuar shqetësime se Kremlini mund të fillojë një përpjekje në shkallë më të gjerë për të ushtruar presion në kufirin më të gjatë të BE-së me Rusinë dhe në krahun e ri lindor të NATO-s, njofton Euronews.

Roja Kufitare Finlandeze tha se ka pasur një rritje të numrit të njerëzve që kalojnë nga Rusia në Finlandën juglindore në muajt e fundit pa dokumente të duhura – shumica e tyre pa viza.

"Numri është më i lartë se zakonisht," tha Garda Kufitare në një njoftim për shtyp, duke vënë në dukje se ata që hynë në vendin nordik nëpërmjet kësaj rruge kanë aplikuar për azil.

Megjithëse shifrat e përgjithshme janë ende të ulëta, ato përsëri paraqesin një rritje të mprehtë në një periudhë relativisht të shkurtër kohe. Rreth 91 persona arritën që nga fundi i gushtit deri në fundjavë, ndërsa të hënën Roja Kufitare tha se erdhën 39 persona të tjerë dhe media finlandeze raportoi se më shumë se 50 arritën në një pikë të caktuar kufitare të hënën, shumë prej tyre me biçikleta krejt të reja.

Roja Kufitare thotë se emigrantët janë kryesisht irakianë, sirianë, turq dhe somalezë.

Më parë, autoritetet ruse nuk kanë lejuar askënd të udhëtojë në pikat e kalimit kufitar finlandez nëse nuk kishin dokumente të sakta ose vizë, por kjo taktikë tani ka ndryshuar.

“Muajt e fundit, veprimet e autoriteteve ruse, të paktën në kufirin me Finlandën juglindore, kanë ndryshuar në atë mënyrë që, ndryshe nga më parë, kanë lejuar udhëtimin pavarësisht mungesës së dokumenteve”, tha Roja Kufitare.

Ministri finlandez i Mbrojtjes Antti Häkkänen akuzoi Rusinë për sjelljen e qëllimshme të emigrantëve drejt zonës kufitare si një lloj "lufte hibride" dhe tha se do të informojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe BE-në për situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco