Nuk ndalen sulmet ndaj shkollave hebraike në Kanada! Policia njofton për të shtëna me armë në Montreal

Nuk ndalen sulmet ndaj shkollave hebraike në Kanada! Policia njofton për të shtëna me armë në Montreal

18:22, 12/11/2023
A+ Aa A-

Policia kanadeze njofton se në një shkollë hebraike në Montreal është qëlluar me armë zjarri, rasti i tretë në më pak se një javë, që një shkollë hebraike në qytet është sulmuar.

Për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar, por fasada e shkollës është dëmtuar, raporton Reuters.

Të enjten, më 9 nëntor, dy shkolla të tjera hebraike në Montreal raportuan se kishin gjetur vrima plumbash në dyert e tyre të përparme. Nuk dihet nëse incidentet kanë lidhje.

Një anëtar i Këshillit të Hebrenjve Hasidikë të Quebec, Mayer Feig, thotë se të shtënat në shkolla kanë për qëllim të frikësojnë popullatën hebreje.

Policia e Torontos tha më parë se në tre javët e fundit, krimet e urrejtjes kundër hebrenjve dhe myslimanëve janë dyfishuar në krahasim me të gjithë vitin 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco