Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Angli, Bravermann kërkon të ndalojë të pastrehët që të mos jetojnë në tenda

Angli, Bravermann kërkon të ndalojë të pastrehët që të mos jetojnë në tenda

09:04, 06/11/2023
A+ Aa A-

Londër - Suella Braverman, ka propozuar ligje të reja për të kufizuar përdorimin e tendave nga njerëzit e pastrehë, duke përdorur rrjetin X për të thënë se shumë e shohin këtë thjesht si një zgjedhje të stilit të jetesës.

Ministrja e Brendshme e qeverisë konservatore ka njoftuar se planifikon të vendosë dënime të reja në Angli dhe Uells për njerëzit e pastrehë, për të cilët autoritetet besojnë se kanë refuzuar propozimet për ndihmë. Pikëpamjet e saj tashmë kanë nxitur reagime të përhapura nga organizatat bamirëse dhe politikanët nga partitë kundërshtare.

Suella Braverman shkroi në X: "Askush në Britani nuk duhet të jetojë në një tendë në rrugë. Ka mundësi për njerëzit që nuk duan të flenë keq."

Ajo pohoi se qeveria do të mbështeste gjithmonë ata që janë vërtet të pastrehë, por shtoi se: "ne nuk mund të lejojmë që rrugët tona të pushtohen nga vargjet e tendave të populluara  nga njerëz, shumë prej tyre nga jashtë vendit, që e kanë zgjedhur si stil jetese, jetesën në rrugë”.

Braverman shtoi: "Ata që unë dua të ndaloj dhe ajo që shumica respektuese e ligjit dëshiron që ne të ndalojmë, janë ata që shkaktojnë bezdi dhe shqetësim tek njerëzit e tjerë duke ngritur tenda në hapësira publike, duke lypur në mënyrë agresive, duke vjedhur, duke marrë drogë, duke hedhur mbeturina dhe djegur në komunitete."

43-vjeçarja vazhdoi duke thënë se, nëse nuk ndërmerren 'veprime', "qytetet britanike do të shkojnë në rrugën e vendeve në SHBA si San Francisko dhe Los Anxhelos, ku politikat e dobëta kanë çuar në një shpërthim të krimit, drogës dhe mjerimit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco