Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Përmbledhje/ Çfarë ka ndodhur në Rripin e Gazës, 5 nëntor?

Përmbledhje/ Çfarë ka ndodhur në Rripin e Gazës, 5 nëntor?

13:21, 05/11/2023
A+ Aa A-

BBC- Është ora 14: 20 në Izrael dhe Gaza dhe këtu janë zhvillimet kryesore që kanë ndodhur më tani:

-Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është në fazën tjetër të turneut të tij diplomatik në Lindjen e Mesme me një udhëtim në Ramallah ku takoi Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

-Dyshja diskutuan përpjekjet për të "rivendosur qetësinë dhe stabilitetin" në Bregun Perëndimor , sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

-Abbas bëri thirrje gjithashtu për një "armëpushim të menjëhershëm" , duke i bërë jehonë kërkesave të ngjashme nga shtetet arabe

-Sot në mëngjes ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se më shumë se 30 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve al-Maghazi . Forcat izraelite të Mbrotjes (IDF) thanë se ishte duke hetuar sulmin.

-Burimet i thanë BBC-së se deri në 20 persona të plagosur do të lejohen të kalojnë në Egjipt nga Gaza përmes pikës kufitare Rafah pasi evakuimet u bllokuan të shtunën.

-Në një përditësim, IDF tha se forcat e saj kishin goditur "më shumë se 2500 objektiva terroriste" që nga fillimi i operacioneve të saj tokësore në Gaza.

-Ushtria izraelite tha gjithashtu se do të hapte një kalim vetëm katër orë për njerëzit në Gazën veriore që të lëvizin në jug

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco