Blinken vizitë të papritur në Bregun Perëndimor para udhëtimit në Turqi

Blinken vizitë të papritur në Bregun Perëndimor para udhëtimit në Turqi

11:49, 05/11/2023
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë një vizitë të papritur në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli të dielën (5 nëntor), ku u takua me presidentin palestinez Mahmud Abbas, sipas fotove të publikuara nga Autoriteti Palestinez.

Diplomati i lartë amerikan u takua me Abasin në Ramallah, ndërsa shqetësimi global rritet për përshkallëzimin e dhunës në territoret e pushtuara së bashku me luftën Izrael-Hamas në Gaza që nga 7 tetori. 

Është hera e parë që Sekretari amerikan i shtetit viziton Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i luftës më 7 tetor, i shkaktuar nga një sulm i përgjakshëm i Hamasit në tokën izraelite, pas disa vizitave në Izrael dhe Jordani.

Zoti Blinken do të vizitojë dhe Turqinë pasi Ministria e Punëve të Jashtme turke konfirmoi vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit më 5 dhe 6 nëntor në Ankara.

Blinken do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ky i fundit ka dënuar ashpër sulmet e Izraelit në Rripine Gazës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco