Von der Leyen takim me Zelenskyn në Kiev: BE do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet

Von der Leyen takim me Zelenskyn në Kiev: BE do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet

13:46, 04/11/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga Kievi ka deklaruar se BE-ja do të qëndrojë pranë Ukrainës “për aq kohë sa të duhet”.

Në një postim në platformën ‘X’, ajo shkruan se “Unë jam këtu për të diskutuar rrugën e pranimit të Ukrainës në BE. BE do të qëndrojë pranë Ukrainë për aq kohë sa është e nevojshme.”

Pritet që von der Leyen të takojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas në Kiev. Takimi do të zhvillohet mes shqetësimeve se BE-ja dhe SHBA-ja mund të mos financojnë më Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco