A është bërë Belgjika një parajsë për njerëzit që duan t'i japin fund jetës? Sabine ka vuajtur nga artriti kronik

A është bërë Belgjika një parajsë për njerëzit që duan t'i japin fund jetës?

11:41, 03/11/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që eutanazia është e ligjshme në Belgjikë, një numër në rritje i pacientëve nga shtetet fqinje, veçanërisht Franca, po kërkojnë t'i japin fund jetës së tyre atje.

Ligji i Belgjikës për eutanazinë, i prezantuar në vitin 2002, u lejon të huajve të paraqesin një kërkesë për t'i dhënë fund jetës së tyre në këtë vend. Kjo veçanti tërheq pacientë nga shtetet fqinje, duke përfshirë shumë nga Franca.

Në vitin 2022, mbi 70 francezë kaluan kufirin për të vdekur në Belgjikë. Por vendimi nuk vjen pa kushte.

Sabine ka vuajtur nga artriti kronik që në moshën pesë vjeçe. Pas dy arreste kardiake, shqetësimeve në frymëmarrje, dhimbjeve të forta të vazhdueshme dhe dozave të morfinës që e shoqërojnë atë, ajo vendosi të vdiste në moshën 56-vjeçare.

Duke jetuar në periferi të qytetit Lille, kërkesa e saj u pranua falë ndihmës së një grupi mjekësh në pension. Në javët në vijim, Sabine do të vdesë në Belgjikë në një datë të zgjedhur nga ajo.

"Kam rifituar kontrollin e jetës sime. Zgjodha se si do të përfundonte. Më mirë do të dal me dinjitet, në paqe dhe qetësi, e rrethuar nga të dashurit e mi, sesa në spital," i tha ajo Euronews.

Ashtu si Sabine, 71 francezë kanë shkuar tashmë në Belgjikë për të vdekur këtë vit. Pacientët e huaj mbeten në pakicë dhe nuk i mbingarkojnë departamentet përkatëse. Megjithatë, kërkesat për eutanazi janë në rritje.

“Duhet t’ua kujtojmë se ka kushte”

Megjithatë, mjekët dhe spitalet duhet t\i filtrojnë kërkesat bazuar në meritat e tyre. Jacqueline Herremans është presidentja e Shoqatës pour le Droit de Mourir dans la Dignité (Shoqata për të Drejtën për të Vdekur me Dinjitet). Ajo tregon për një imazh tepër lejues që po përhapet jashtë vendit.

“Për shkak të karikaturës që i bëhet në Francë, disa francezë mendojnë se mjafton të vish në Belgjikë, të kërkosh eutanazi dhe ta bësh atë, ndërsa edhe nëse ligji ynë është fleksibël, duhet të kujtojmë se ka kushte”, tha Jacqueline.

Image

Në foto: Jacqueline Herremans, Presidente e Shoqatës për të Drejtën për të Vdekur me Dinjitet

Për të marrë eutanazinë, ligji belg specifikon tre kushte të rëndësishme: kërkesa duhet të jetë vullnetare, të merret parasysh dhe të përsëritet, pacienti duhet të përjetojë vuajtje të padurueshme dhe vuajtja duhet të jetë rezultat i një sëmundjeje të pashërueshme dhe të rëndë.

Eutanazia është “një mundësi për pacientin, jo një e drejtë”

Dy mjekë të ndryshëm duhet të verifikojnë që këto kritere janë përmbushur. Marc Decroly, një mjek i përgjithshëm në Bruksel, thekson se eutanazia është "një mundësi për pacientin, jo një e drejtë. Është një mundësi për mjekun, jo një detyrë".

Në Bashkimin Evropian, Belgjika dhe Holanda ishin vendet e para që autorizuan eutanazinë në vitin 2002. Më pas atyre iu bashkuan Luksemburgu në 2009, Spanja në 2021 dhe Portugalia në 2023. Në Francë, shqyrtimi i projektligjit për fundin e jetës shtyhet deri në vitin 2024./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco