Çifti francez padit tregtarin që shiti maskën e tyre afrikane prej 150 eurosh për 4.3 mln euro

Çifti francez padit tregtarin që shiti maskën e tyre afrikane prej 150 eurosh për 4.3 mln euro

08:43, 03/11/2023
A+ Aa A-

Shteti i Gabonit i është bashkuar mosmarrëveshjes, duke nxjerrë në pah problematikën më të gjerë të riatdhesimit të trashëgimisë kulturore të Afrikës, të grabitur gjatë kohërave koloniale.

Një tregtar francez i artit të dorës së dytë është paditur nga një çift pensionistësh, të cilët pretendojnë se i kanë shitur atij një maskë të rrallë afrikane të shekullit të 19-të për vetëm 150 euro, ndërkohë që që tregtari e paskashitur sërish po për një shumë marramendëse prej 4.2 milionë eurosh, njofton Euronews.

Procedurat ligjore të nisura nga çifti francez filluan të martën, më 31 tetor 2023.

Por edhe një palë e tretë ishte e ftuar, shteti i Gabonit, i cili synon ta rimarrë këtë thesar, duke shënuar kapitullin e fundit në një diskutim në rritje rreth rikthimit të trashëgimisë kulturore të Afrikës, të marrë nga vendi gjatë epokës së Francës koloniale.

Çifti, një nëpunës 88-vjeçar në pension dhe gruaja e tij, një zonjë 81-vjeçare që qëndron në shtëpi, i kishin kërkuar një tregtari të dorës së dytë që të hiqte qafe mbeturinat e vjetra të grumbulluara në shtëpinë e tyre të dytë në Gard. 

Midis këtyre objekteve në dukje të pavlefshme kishte qënë edhe një maskë druri e gdhendur që i përkiste një paraardhësi, një ish-guvernatori kolonial në Afrikë, të cilën më në fund do ta shisnin për 150 euro në shtator të vitit 2021, në të njëjtën kohë me shtizat, një thikë synet , një shakull dhe instrumente muzikore.

Mirëpo, disa muaj më vonë, ata u habitën kur mësuan nga një artikull gazete se maska e tyre kishte marrë një vlerë mbresëlënëse prej 4.2 milionë eurosh në një ankand në Montpellier.

Anëtarët e komunitetit gabonez që banojnë në Francën jugore morën pjesë në ankand në shenjë proteste, duke argumentuar se maska nuk duhej të ishte ofruar kurrë për shitje dhe duke këmbëngulur që ajo të riatdhesohej në Gabon.

Në pamundësi për të rimarrë objektin, çifti tani po ndërmarrin veprime ligjore për të rimarrë shumën e vlerës së maskës në fund të ankandit të saj në Montpellier në mars 2022.

Detajet e rastit

Tregtari i dorës së dytë kishte vendosur çmimin "bazuar në faqet e internetit të dedikuara" dhe në opinionet e ankandëve "të cilët nuk e donin artikullin", tha Me Patricia Pijot, avokati i tij, duke theksuar se klienti i tij " nuk është profesionist në vlerësimin e artit afrikan.”

Gjithashtu në mungesë në seancë, tregtari i arteve mohoi çdo qëllim mashtrimi. Si dëshmi e ndershmërisë së tij, kujtoi avokati i tij, ai madje kishte ofruar t'i paguante çiftit vlerën prej 300,000 eurosh të vlerësuar nga ankandistët në shtëpinë e ankandeve Montpellier.

Katalogu i dhomës së ankandit specifikonte se objekti i rrallë ishte "mbledhur rreth vitit 1917, në rrethana të panjohura, nga guvernatori kolonial francez René-Victor Edward Maurice Fournier (1873-1931), ndoshta gjatë një turneu në Gabon".

Hyrja e shtetit të Gabonit në betejën ligjore

Por është edhe një palë e tretë që mund ta rikuperojë përfundimisht maskën.

Në fillim të gjyqit në Alès, dy avokatë që përfaqësonin qeverinë tranzitore të Gabonit kërkuan që ndërhyrja e tyre vullnetare të konsiderohej e pranueshme, në mënyrë që "të arrihej anulimi i njëpasnjëshëm i shitjeve të kësaj maske, riatdhesimi i saj dhe dërgimi i fondeve".

Shteti Gabonez po bën gjithashtu thirrje për një pushim të procedurave për të ndjekur njëkohësisht një çështje penale të nisur në gjykatën gjyqësore të Montpellier.

Pasi u bë ankesa e parë për marrjen e veprave të vjedhura në mars 2023 nga kolektivi Gabon Occitanie, i cili donte të lajmëronte autoritetet gaboneze, vetë shteti gabonez bëri një ankesë për marrjen e veprave të vjedhura. Në këtë kontekst po pretendohet tani kthimi i maskës.

Shqyrtimi është caktuar për 19 dhjetor./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco