Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Lufta në Tokën e Shenjtë/ Kardinal Filoni: Nuk është zgjidhje që Lindja e Mesme të bëhet tokë e djegur!

Lufta në Tokën e Shenjtë/ Kardinal Filoni: Nuk është zgjidhje që Lindja e Mesme të bëhet tokë e djegur!

14:51, 01/11/2023
A+ Aa A-

Në konferencën e shtypit për paraqitjen e Konsultës së Urdhrit të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit, e cila do të mbahet në Romë nga data 6 deri më 10 nëntor, Mjeshtri i Madh, kardinali Filoni, shprehu shqetësimin për luftën në Tokën e Shenjtë. Nuk mund as të mendohet se Izraeli nuk ka të drejtë të ekzistojë, pohon, e kjo vlen edhe për palestinezët. Janë dy, të drejtat. “Nëse nuk e kapërcejmë pengesën e mbrojtjes së të drejtës ekskluzive të secilit, do të mbetemi të bllokuar”, njofton radio Vatikani.

"Do ta gjejmë një çast të përshtatshëm për t’u mbledhur në distancë me vëllezërit dhe motrat tona në ato vende të dashura, e për t'u lutur për paqen". Kështu shprehet kardinali Fernando Filoni, mjeshtër i madh i Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit i cili dje, më 31 tetor,  shpjegoi në Sallën e Shtypit të Vatikanit, kuptimin e thellë të këshillimit që do të mbahet në Romë nga 6 deri më 10 nëntor, me temën e formimit.

Toka e djegur nuk është zgjidhje

 “Në këto çaste nuk mund të mendohet se Izraeli nuk ka të drejtë të ekzistojë dhe të mbetet aty ku është, por kjo vlen edhe për palestinezët. Janë dy të drejta. Këtë e theksoi fort kardinali, që më pas shtoi: "Nëse nuk dalim nga ky vizion kontrasti dhe nuk i shikojmë të drejtat e të gjithëve, nuk do të dalim as nga ky qerthull”.

E, në sa e përfundonte fjalën,  sqaroi për mediat e Vatikanit:

"Ne mendojmë edhe për vështirësitë psikologjike që po jetojnë dy realitetet. Duam të jemi në mbështetje, në ndihmë, t'i mbështesim dhe t'u themi se jemi pranë, në mënyrë që Toka e Shenjtë të vazhdojë të jetë ajo që duhet të jetë: vend dialogu dhe jo konflikti”. I gjendur përballë  shkallëzimit të mëtejshëm të urrejtjes, kardinali Filoni theksoi:

“Nuk mund të vazhdojë kështu. Duhet të arrijmë në zgjidhjen e problemeve, që për një kohë të gjatë mbetën të varrosura në sirtarët ndërkombëtarë, në realitetet që mund dhe duhej të vepronin. Duhet vullneti dhe kontributi i atyre që kanë përgjegjësi për popullin. Nuk mund të mbyllemi në vetvete".

Një aspekt i dramaticitetit të çastit ka të bëjë me kurthin në të cilin, faktikisht, është detyruar të bjerë popullata e Gazës: “Nuk mund të mendosh ta zgjidhësh problemin thjesht duke vendosur ta bësh tokë të djegur, nuk është e mundur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco