BBC: Sulmi i SHBA mbi objektivat iraniane do shihet si i lidhur me luftën

BBC: Sulmi i SHBA mbi objektivat iraniane do shihet si i lidhur me luftën

09:42, 27/10/2023
A+ Aa A-

Ushtria amerikane kreu disa sulme ajrore në Siri, duke goditur disa depo armatimi dhe municionesh, të përdorura nga Garda Revolucionare iraniane. Sulmi me shumë gjasë do shihet si i lidhur me luftën Izrael-Hamas

Nga Frank Gardner, BBC

SHBA e deklaroi me dhimbje se aksioni gjatë natës në Sirinë lindore nuk ka lidhje me atë që po ndodh në Gaza, se nuk është bërë asnjë koordinim me Izraelin dhe se është një veprim krejtësisht i veçantë vetëmbrojtje.

Baza e largët amerikane në kufirin mes Sirisë dhe Irakut është sulmuar 19 herë në ditët e fundit nga milicitë e mbështetura nga Irani, thotë Pentagoni.

Ky i fundit po përpiqet që të distancojë aksionin e kryer nga një çift avionësh luftarakë F-16, të cilët goditën depot e përdorur nga milicitë e mbështetura nga Irani, dhe t’i thotë Iranit të tërhiqet.

Pavarësisht asaj që thotë Pentagoni, aksioni do të shihet si i lidhur dhe pjesë e veprimeve të SHBA në rajon, që shihen si në mbështetje të Izraelit. Ajo që nuk dihet akoma është nëse ka viktima.

Shtetet e Bashkuara tashmë perceptohen në pjesën më të madhe të botës arabe si një aleat i ngushtë i Izraelit, kështu që bazat amerikane janë në gatishmëri të lartë.

Një nga arsyet pse SHBA i ka kërkuar Izraelit që të ndalojë çdo inkursion tokësor në Gaza është sepse atij i duhet pak më shumë kohë për të futur mbrojtjen e tij ajrore në baza, në pritje të ndonjë sulmi nga milicitë e mbështetur nga Irani.

SHBA ka disa baza ajrore në Lindjen e Mesme, pothuajse në të gjitha shtetet e Gjirit, dhe ato janë në gjendje gatishmërie mjaft të lartë duke pritur këto sulme nga përfaqësuesit e tyre. Këtu ka mjaft pjesë që lëvizin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco