Përplasje Izrael-OKB, Netanjahu: Gati për sulmin tokësor, bombardimet vetëm fillimi

Përplasje Izrael-OKB, Netanjahu: Gati për sulmin tokësor, bombardimet vetëm fillimi

10:46, 26/10/2023
A+ Aa A-

Bombardimet ajrore në Gaza janë vetëm fillimi. Kështu paralajmëron kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për të zbutur dorën ndaj Rripit të Gazës, njofton se sulmi tokësorë në territor do të ndodhë shpejt. Në një fjalim televiziv Netanjahu nuk saktësoi se kur do të hynin në enklavën e kontrolluar nga Hamasi forcat tokësore duke thënë se vendimi do të merrej nga kabineti i posaçëm i luftës.

“Ne po lëshojmë zjarr nga ferri mbi Hamasin. Kemi vrarë tashmë mijëra terroristë dhe ky është vetëm fillimi. Njëkohësisht po përgatitemi për pushtim tokësor. Për momentin nuk do të them kur apo si”, tha Benjamin Netanjahu.

Sakaq, forcat e mbrojtjes izraelite bënë me dije se kishin mësyrë me tanke, veriun e Gazës gjatë natës duke goditur një sërë celulash terroriste e infrastrukture. Operacioni, siç thanë, është pjesë e përgatitjeve për fazat e reja të luftës. Në gaza, spitalet po dhe po ndërpresin të gjitha shërbimet, përveç atyre të emergjencës, pasi rezervat e karburantit po shterojnë.

Ndërsa katastrofa në Gaza vjen duke u thelluar një përplasje e ashpër nga shpërthyer mes Izraelit dhe sekretarit të përgjithshëm te OKB Antonio Guterres. Ky i fundit u shpreh i shokuar lidhur me reagimin e Tel Avivit mbi deklaratat e tij ditën e martë. Izraeli kërkoi dorëheqjen e Guterres, pasi ai e akuzoi për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe tha se sulmi i Hamasit më 7 tetor, nuk ndodhi pa arsye.

“JamI tronditur nga keqinterpretimet e disa deklaratave të mija në Këshillin e Sigurimit. Unë nuk po i justifikoja aktet e terrorit të Hamasit, është e kundërta”.

Sipas autoriteteve palestineze mbi 6500 persona janë vrarë në gaza qe prej 7 tetorit, kur Izraeli nisi bombardimet në territor. Hamasi sakaq po mban mbi 200 pengje, por flitet se palët po negociojnë dhe se lirimi i tyre mund të ndodhë brenda pak ditëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco