Është investitori më i madh i kohërave, por cili është portofoli i aksioneve të Warren Buffet

Është investitori më i madh i kohërave, por cili është portofoli i aksioneve të Warren Buffet

13:43, 25/10/2023
A+ Aa A-

Qasja tek investimet të miliarderit Warren Buffet është një kryevepër e përjetshme në botën e financave.

I njohur për prespektivë e tij afatgjatë dhe suksesin, ai është me të vërtetë një frymëzim për të gjithë investitorët e rinj.

Strategjia e Buffet ka të bëjë me investimin me vlerë dhe gjetjen e kompanive me baza të forta që mund të përballojnë stuhitë e tregut.

Gjatë intervistave Buffet ka theksuar gjithmonë rëndësinë e durimit dhe të mos nxituarit në investime.

Po cili është portofoli i aksioneve të Warren Buffett?

Shumicën e aksioneve të tij ai e ka tek një nga prodhuesit kryesorë në botë të elektronikës për konsum, produkte të cilit përfshijnë telefona inteligjentë dhe kompjuterë, si dhe softuer dhe pajisje për shërbime online, Apple me 50% .

Më pas vjen, Bank Amerika: 8.51%

American Express-7.59%

Coca-Cola-6.92%

Chevron-5.6%

Occidental -3.78%

Kraft heinz-3.32%

Moody’s-2.46%

Të tjera-10.56%

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco