Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Samiti i Paqes në Kajro, Britania: Bota të ndalojë përhapjen e konfliktit rajonal

Samiti i Paqes në Kajro, Britania: Bota të ndalojë përhapjen e konfliktit rajonal

16:17, 21/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Jashtëm britanik ka folur në samitin e paqes në Kajro, ku ai u bëri thirrje liderëve botërorë të bashkohen për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të konfliktit Izrael-Hamas.

James Cleverly e përshkroi situatën si ‘përçarëse dhe të tmerrshme’.

Bota ka si detyrë të punojë së bashku për të parandaluar çdo paqëndrueshmëri që përfshin rajonin dhe të marrë masa që të shmanget humbja e jetëve’, tha ai.

Cleverly u bëri thirrje liderëve botërorë të punojnë së bashku për të parandaluar që situata tragjike në Gaza të kthehet në një konflikt rajonal, sepse kjo është pikërisht ajo që Hamasi dëshiron.

Sekretari i Jashtëm kërkoi gjithashtu përmbajtje nga qeveria izraelite në një përpjekje për të ruajtur jetën e civilëve.

‘Kam folur drejtpërdrejt me qeverinë izraelite për detyrën e tyre për të respektuar ligjin ndërkombëtar dhe rëndësinë e ruajtjes së jetëve të civilëve në Gaza’, tha Cleverly në Samitin e Paqes në Kajro të organizuar nga Egjipti.

‘Pavarësisht rrethanave tepër të vështira, unë kam bërë thirrje për disiplinë, profesionalizëm dhe përmbajtje nga ushtria izraelite’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco