‘Armiku po përgatitet seriozisht’/ Teksa bota shikon Gazën, Putin shfrytëzon rastin për të sulmuar dy qytete të rëndësishme në Ukrainë

‘Armiku po përgatitet seriozisht’/ Teksa bota shikon Gazën, Putin shfrytëzon rastin për të sulmuar dy qytete të rëndësishme në Ukrainë

10:34, 17/10/2023
A+ Aa A-

Rusia synon të mposht mbrojtjen e Ukrainës në zonën e qyteteve Kupyansk dhe Liman, pas intensifikimit të luftimeve, tha komandanti i forcave tokësore të Ukrainës. Në një video të publikuar nga forcat tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Sirsky shihet duke vizituar ushtarët dhe duke thënë se luftimet në zonën e Kupyansk dhe Liman janë "intensifikuar ndjeshëm".

“Armiku po përgatitet, po përgatitet seriozisht për aksion sulmues”, thotë Sirski në një video të postuar në Telegram.

“Qëllimi kryesor është të thyejmë mbrojtjen tonë dhe të rifitojmë territorin tonë”, shtoi Sirski, transmeton Index.hr .

Kthimi i qyteteve Kupyansk dhe Liman, të cilat ndodhen pranë qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, vitin e kaluar ishte një hap kyç në përparimin e ushtrisë ukrainase dhe dëbimin e forcave ruse nga pjesë të Donbass.

Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi rritjen e aktivitetit ushtarak në zonë, duke thënë se ushtarët e saj zmbrapsën dhjetë sulme ukrainase në zonën e Kupyansk dhe dy të tjera në zonën e Limanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco