‘Në gjendje kritike’/ Atentati ndaj kreut të ‘007’-ës iraniane, dyshohet se u krye nga ‘Mosad’

‘Në gjendje kritike’/ Atentati ndaj kreut të ‘007’-ës iraniane, dyshohet se u krye nga ‘Mosad’

20:39, 15/10/2023
A+ Aa A-

Mohammed Akiki, oficer i lartë i inteligjencës i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, ka rënë pre e një atentati në Teheran.

Sipas mediave ndërkombëtare, Akiki ka rënë pre e një sulmi aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike, pas plagëve të rënda të raportuara.

Shkrimtari izraelit Amir Tsarfati ishte i pari që shkroi për atentatin ndaj zyrtarit të lartë të shërbimeve sekrete iraniane në kanalin e tij në Telegram duke nënvizuar se Akiki ndodhet në terapi intensiven në një spital në Teheran. Më pas lajmi u konfirmua edhe nga rrjeti Bnn.

Për momentin ka mungesë informacioni për sulmin, por sipas ekspertëve dhe analistëve të ngjarjeve në Iran duket se atentati lidhet me situatën shpërthyese në Lindjen e Mesme, pas agresionit të Hamasit ndaj Izraelit dhe reagimin e shtetit hebre. Edhe shkrimtari izraelit Amir Tsarfati nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së shërbimit sekret, Mosad në këtë atentat.

Kjo mund të jetë një hakmarrje për rolin e Iranit në sulmin e Hamasit. Profesori italian Daniele Ranieri shkruante pak ditë më parë se sulmi i Hamasit ka prishur të gjithë “status quo”-në në Lindjen e Mesme. Sipas tij, hakmarrja e Izaelit do të ketë pasoja edhe në Iran, por edhe në Liban për shkak të përfshirjes së Hezbollahut në këtë vend, në regjimin e Asadit në Siri, Jemen dhe Irak.

Ka edhe një hipotezë tjetër që lidhet me sulmin ndaj kreut të “007”-ës iraniane. Edhe pse më pak e mundshme është hipoteza se sulmi ndaj Akiki-t është i lidhur me protestat dhe tensionet në Iran kundër regjimit, protesta që filluan më shumë se një vit më parë pas vdekjes së Mahsa Amini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco