Orët e fundit tragjike të një infermiereje 22-vjeçare në Izrael: Nuk do të dal e gjallë nga këtu

Orët e fundit tragjike të një infermiereje 22-vjeçare në Izrael: Nuk do të dal e gjallë nga këtu

11:46, 12/10/2023
A+ Aa A-

Historia dramatike e infermieres 22-vjeçare izraelite Amit Mann është zbuluar përmes mesazheve që ajo shkëmbeu me motrat e saj, në orët e fundit para se të vritej nga persona të armatosur të Hamasit.

Amit kaloi gjashtë orë të errëta të shtunën në një klinikë pranë kufirit të Gazës mes kufomave dhe të plagosurve të gjakosur. Ndërsa përpiqej të menaxhonte të plagosurit, Amit komunikoi me motrat e saj përmes aplikacionit WhatsApp, duke u kërkuar vazhdimisht atyre përditësime mbi lëvizjet e anëtarëve të Hamasit dhe duke kërkuar dëshpërimisht ndihmë.

“A ka personel tjetër mjekësor me të plagosurit? e pyeti një motra e saj dhe Amit u përgjigj: “Këtu është një infermiere dhe një mjek. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi”. Ajo tha se kishte shumë të lënduar të cilët ishin të gjakosur, por nuk kishte asnjë mënyrë për të evakuuar klinikën.

Në një mesazh tjetër, motra e saj po përpiqej t’i jepte kurajo dhe i kërkoi të mos humbiste shpresën dhe të priste që të vinte ushtria për të çliruar klinikën.

“Është një luftë dhe ne do të fitojmë. Jemi më të fortë”, i tha ajo. “Fokusohu në kujdesin për veten. Do të kalojë së shpejti,” me Amit duke u përgjigjur “Të dua. Faleminderit”.

Amit i tha motrës tjetër se ajo ishte fshehur në kuzhinën e klinikës dhe ishte e armatosur me thikë. “Është këtu. Ai ndodhet brenda në klinikë. Nuk mendoj se do të mund të dal gjallë nga këtu ”, i shkrujti ajo.

Në momentet e fundit, 22-vjeçarja ka arritur të telefonojë familjen e saj duke qarë nga zhurma e armëve: “Më gjetën. Më qëlluan në këmbë”.

Familja e Amit kaloi dy ditët e ardhshme duke u përpjekur për ta gjetur atë në mes të kaosit të luftës derisa, të hënën, trupi i saj u gjet së bashku me të paktën 107 të tjerë në klinikën e shkatërruar.

Masakra e së shtunës në Kibbutz Beeri vrau 10 për qind të popullsisë së komunitetit, me raporte nga Izraeli se familje të tëra u ekzekutuan brenda shtëpive të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco