I mbijetoi masakrës së Hamasit në Festival, flet e reja izraelite: U shtira si e vdekur

I mbijetoi masakrës së Hamasit në Festival, flet e reja izraelite: U shtira si e vdekur

12:32, 11/10/2023
A+ Aa A-

Një nga ngjarjet më të tmerrshme të fundjavës në Izrael filloi me një festë. Festivali përfundoi në tragjedi pasi qindra pjesëmarrës në festival u vranë nga persona të armatosur të Hamasit, në një sulm të paprecedentë ndërkufitar.

Vajza që i mbijetoi sulmit, Shea Golin, tha për BBC se mbijetoi vetëm sepse u shtir si e vdekur duke u shtrirë mbi trupa të tjerë

“Unë thjesht jam shtrirë mbi të vdekurit për t’u dukur si një prej tyre. U befasova kur u zgjua një vajzë. Isha aq e lumtur që dikush ishte gjallë me mua, sepse mendoja se isha i vetmja e gjallë”, tha 22-vjeçarja.

Golin dhe vajza tjetër e mbijetuar, e cila pësoi lëndime në kokë, u futën në një veturë aty pranë dhe u përpoqën të arratiseshin. Në fund, ato u shpëtuan nga ushtarët izraelitë.

“Njerëzit po vdisnin rreth nesh. Ndihem sikur isha në ferr”, tha ajo.

Më shumë se 260 trupa u gjetën të vrarë në vendin ku u mbajt festivali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco