Izraeli përgatitet për ndërhyrje nga toka: Ajo që ishte Gaza nuk do të ekzistojë më

Izraeli përgatitet për ndërhyrje nga toka: Ajo që ishte Gaza nuk do të ekzistojë më

10:57, 11/10/2023
A+ Aa A-

Izraeli wshtw zotuar të përshkallëzojë reagimin e tij ndaj sulmit të grupit palestinez Hamas me operacione tokësore, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti mbështetjen e vendit të tij për Izraelin dhe paralajmëroi ata që mund të përpiqen të përfitojnë nga situata.

Izraeli wshtw shprehur gjithashtu se dhjetëra avionë të tij luftarakë goditën më shumë se 200 objektiva gjatë natës në një lagje të qytetit të Gazës nga e cila Hamasi ka nisur një seri sulmesh.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 900 njerëz janë vrarë dhe 4600 janë plagosur në enklavë.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, foli për 1200 të vdekur në Izrael dhe më shumë se 2700 të plagosur.

"Ne pësuam viktima jashtëzakonisht të rënda," tha zëdhënësi i ushtrisë nënkoloneli  Jonathan Conricus  në një video të postuar në Platformën X.

Viktimat janë kryesisht civilë, të vrarë brenda shtëpive të tyre, në rrugë ose në një festë në natyrë. Dhjetra izraelitë dhe qytetarë të vendeve të tjera po mbahen peng në Gaza.

Militantët e Hamasit që mbajnë peng civilë dhe ushtarë kërcënuan të hënën se do të ekzekutonin një peng për çdo shtëpi të goditur në Gaza pa paralajmërim, por të martën mbrëma nuk kishte asnjë shenjë se ata e kishin kryer kërcënimin e tyre.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad , duke iu drejtuar ushtarëve pranë gardhit me Rripin e Gazës, tha: "Hamasi donte një ndryshim dhe ata do të kenë një ndryshim. Ajo që ishte Gaza nuk do të ekzistojë më”.

“Sulmin e kemi filluar nga ajri, më vonë do të fillojmë edhe operacionet tokësore. Ne kemi kontrolluar zonën që nga dita e dytë dhe kemi shkuar në ofensivë. Kjo vetëm do të intensifikohet”, theksoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco