Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Turisti amerikan shkatërron statujat e lashta në muzeun izraelit

Turisti amerikan shkatërron statujat e lashta në muzeun izraelit

17:37, 06/10/2023
A+ Aa A-

Një turist amerikan u arrestua në Jerusalem për vandalizimin e statujave të lashta romake. Ai besonte se këto statuja ishin ‘blasfemuese’ dhe shkelnin Torën, ligjin e shenjtë hebre që Moisiu u dha izraelitëve. 

Sipas një njoftimi të Muzeut të Izraelit, 40-vjeçari u arrestua pasi shkatërroi dy prej ekspozitave antike në koleksionin e tij. Më konkretisht, bëhej fjalë për dy statuja të lashta romake që datojnë në shekullin II pas Krishtit.

Fotot e publikuara nga autoritetet lokale tregojnë statujat e dëmtuara të shtrira në tokë.

‘Ky është një rast tronditës i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për këto lloj veprimesh nga ekstremistët fetarë’, tha kreu i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit për incidentin.

Në një deklaratë, muzeu e përshkroi sulmin si ‘serioz’ dhe ‘alarmant’.

Këto statuja janë transferuar tashmë në laboratorin e konservimit të muzeut për t’u restauruar nga ekspertët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco