Libia nis hetimet për shembjen e dy digave që shkaktuan përmbytjet shkatërruese

Libia nis hetimet për shembjen e dy digave që shkaktuan përmbytjet shkatërruese

14:12, 16/09/2023
A+ Aa A-

Autoritetet libiane kanë nisur hetimet për shembjen e dy digave që shkaktuan përmbytje shkatërruese duke vrarë mijëra njerëz. Prokurori i Përgjithshëm i Libisë, Al Sediq al Sour, tha të shtunën se prokurorët do të hetojnë shembjen e dy digave, të cilat u ndërtuan në vitet 1970, si dhe ndarjen e fondeve të mirëmbajtjes.

Më shumë se 10,000 janë të zhdukur, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Libiane. Gjashtë ditë më vonë, kërkuesit janë ende duke gërmuar nëpër baltë dhe ndërtesa të zbrazura, duke kërkuar trupa dhe të mbijetuar të mundshëm. Gjysmëhëna e Kuqe ka konfirmuar 11,300 vdekje deri më tani.

Claire Nicolet, e cila drejton departamentin e urgjencave të grupit të ndihmës Mjekët pa Kufij, tha se shpëtimtarët gjetën “shumë trupa” të premten dhe ishin ende në kërkim. “Ishte një numër i madh … deti ende po nxjerr shumë trupa të vdekur, për fat të keq,” tha ajo për Associated Press.

Ajo tha se nevojiteshin ende përpjekje masive ndihme, duke përfshirë mbështetjen urgjente psikologjike për ata që humbën familjet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco