Zjarr i madh përfshin një sallë lojërash në Indi, të paktën 20 persona të vdekur

Zjarr i madh përfshin një sallë lojërash në Indi, të paktën 20 persona të vdekur

19:04, 25/05/2024
A+ Aa A-

Tragjedi në Indi. Të paktën 20 persona kanë vdekur në një zjarr të madh që shpërtheu në një sallë lojërash, në shtetin perëndimor të Gujaratit.

Flakët dhe një shtëllungë e madhe tymi ngrihen në qiell në ndërtesën, e vendosur në Rajkot, në shtetin perëndimor të Gujaratit.

Zjarri tashmë është nën kontroll dhe ka nisur hetimi. Ekziston frika se më shuma viktima mund të jenë nën rrënoja, duke përfshirë fëmijë.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar. Kryeministrja e Gujaratit, Bhupendra Patel tha se është caktuar një ekip special hetimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco