Nga rivale, në mbështetëse/ Nikki Haley konfirmon votën për Donald Trump

Nga rivale, në mbështetëse/ Nikki Haley konfirmon votën për Donald Trump

08:27, 23/05/2024
A+ Aa A-

Në muajin mars, Nikki Haley njoftoi se po tërhiqej nga gara presidenciale përballë ish-presidentit Donald Trump. Në një dalje të fundit publike, që pas pezullimit të fushatës së saj, Haley konfirmoi se do të votojë për Trump.

“Unë i qëndroj asaj që thashë në fjalimin tim të pezullimit”, tha ajo.

Ajo shtoi se do të ishte “zgjuarsi” nga ana e Donald Trump nëse do të kërkonte mbështetjen e miliona njerëzve, të cilët e përkrahën Haley në përballjen brenda kampit republikan.

“Trump do të ishte i zgjuar t’u afrohej miliona njerëzve që votuan për mua”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco