VIDEO/ Shkelma, grushte dhe tërheqje flokësh: Përleshje masive ndërmjet nxënësve në një korridor të një shkolle të mesme

VIDEO/ Shkelma, grushte dhe tërheqje flokësh: Përleshje masive ndërmjet nxënësve në një korridor të një shkolle të mesme

09:12, 15/09/2023
A+ Aa A-

Një përleshje masive thuhet të ketë shpërthyer në një korridor të një shkolle të mesme në Flordia, ndërsa disa nxënës u përfshinë në goditje me shkelma, grushte dhe tërheqje flokësh.

Sipas mediave të huaja, “disa përleshje” u raportuan të martën, më 12 shtator, brenda shkollës së mesme Zephyrhills, duke bërë që ajo të shpallej një “kampus i kontrolluar”.

Përleshjet ndodhën gjatë drekës dhe mediat raportojnë se 13 nxënës janë akuzuar për shkelje që variojnë deri në “ndërprerje të funksionit të shkollës”.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë nxënësit – meshkuj dhe femra – që sulmonin njëri-tjetrin ndërkohë që mësuesit dhe stafi u përpoqën të ndërhynin.

Së paku deri më tani, nuk dihet saktësisht se cili ishte shkaku i përleshjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco