OKB: 9614 civilë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

OKB: 9614 civilë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

09:08, 12/09/2023
A+ Aa A-

Të paktën 9,614 civilë janë vrarë dhe 17,535 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

OHCHR thekson se në 10 ditët e para të shtatorit 55 civilë u vranë, duke përfshirë një vajzë të vogël dhe 237 të tjerë u plagosën. Në 10 ditët e para të shtatorit janë shënuar 55 viktima civile dhe 237 të plagosur.

OHCHR tha gjithashtu se këto shifra janë të paplota, duke pasur parasysh vonesat e informacionit nga zonat e luftimeve intensive , dhe se ata besojnë se shifrat aktuale janë “dukshëm më të larta”.

OHCHR lëshon raporte bazuar në informacionin e mbledhur nga Misioni i OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë (HRMMU), i cili mbledh informacion përmes intervistave me dëshmitarët, si dhe përmes të gjitha formave të disponueshme të dokumentacionit ose provave të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco