Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Tërmeti në Marok, SHBA bën sërish thirrjen: Të gatshëm të ofrojmë ndihmë

Tërmeti në Marok, SHBA bën sërish thirrjen: Të gatshëm të ofrojmë ndihmë

11:36, 10/09/2023
A+ Aa A-

SHBA i ka bërë të qartë qeverisë marokene se janë të gatshme të ofrojnë “ndihmë të rëndësishme” pas tërmetit shkatërrues pranë Marrakech.

“Ne kemi ekipe kërkimi dhe shpëtimi të gatshme për t’u vendosur që mund të ndihmojnë me forma mjekësore dhe forma të tjera të ndihmës,” tha zëvendës këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Jon Finer para gazetarëve në bordin e Air Force One. “Ne jemi gjithashtu të gatshëm të lëshojmë fonde në kohën e duhur për të ndihmuar marokenët të shërohen dhe të merren me këtë tragjedi të tmerrshme që i ka ndodhur.”, shtoi ai.

Kjo vjen pas një deklarate të shtunën nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili tha se administrata e tij ishte në kontakt me zyrtarët në Marok.

“Ne po punojmë me shpejtësi për të siguruar që qytetarët amerikanë në Marok janë të sigurt dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme për popullin maroken”, shkroi Biden.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu “trishtimin e thellë për humbjen e jetës dhe shkatërrimin” dhe “ngushëllimet e përzemërta” për të prekurit dhe i bëri jehonë premtimit të Biden për ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco