Sulm terrorist në Republikën e Kongos, 18 të vdekur, shumica gra dhe fëmijë

Sulm terrorist në Republikën e Kongos, 18 të vdekur, shumica gra dhe fëmijë

08:57, 09/09/2023
A+ Aa A-

Të paktën 18 civilë u vranë të enjten nga persona të armatosur në provincën Ituri, në pjesën verilindore të Republikës Demokratike të Kongos, raportoi (AFP) të premten vonë, duke cituar zyrtarë lokalë.

Sulmi ndodhi në fshatin Balingina dhe shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

“Ne po kthehemi nga Balingina, ku u varrosën 18 civilë të pafajshëm,” i tha AFP koloneli Shiro Simba, duke njoftuar se një nga autorët e dyshuar të sulmit ishte arrestuar.

Një anëtar i një organizate humanitare shpjegoi për AFP se 11 gra, katër fëmijë dhe tre burra u varrosën në një varr masiv.

Informacione të pakonfirmuara lajmëruan për një tjetër sulm të ndodhur të premten në provincën e Iturit, me shtatë të vdekur.

Ituri, si provinca fqinje e Kivu-së Veriore, është rrënuar nga sulme të armatosura prej vitesh. Konfliktet midis grupeve paraushtarake morën mijëra jetë midis viteve 1999-2003 dhe u ndezën sërish në vitin 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco