Miliona indianë votojnë mes temperaturave ekstreme teksa Modi kërkon mandatin e tretë

Miliona indianë votojnë mes temperaturave ekstreme teksa Modi kërkon mandatin e tretë

10:48, 26/05/2024
A+ Aa A-

Miliona indianë votuan të shtunën në raundin e parafundit të zgjedhjeve kombëtare "rraskapitëse" me një opozitë që kërkon të shkundë fushatën e kryeministrit Narendra Modi për një mandat të tretë radhazi për veten dhe partinë e tij nacionaliste hindu, shkruan AP.

Shumë njerëz mbajtën rradhë në qendrat e votimit përpara se të fillonte votimi në orën 7 të mëngjesit për të shmangur diellin përvëlues më vonë gjatë ditës në kulmin e verës indiane.

Pasdite në kryeqytetin indian temperaturat arritën në 43 gradë Celsius.

Votimi i së shtunës në 58 zona zgjedhore, duke përfshirë shtatë në Nju Delhi, do të përfundojë votimin e 89.5% të 543 vendeve në dhomën e ulët të Parlamentit.

Votimi për 57 vendet e mbetura më 1 qershor do të përfundojë zgjedhjet gjashtëjavore. Votat do të numërohen më 4 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco