Lajmi i fundit

Deklaratë e kryetarit të PD: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës

Australi, dyshohet se janë gati 670 njerëz të varrosur nga dherat në Papua

Australi, dyshohet se janë gati 670 njerëz të varrosur nga dherat në Papua

12:02, 26/05/2024
A+ Aa A-

Rreth 670 njerëz mendohet se janë jenë varrosur nën një rrëshqitje masive dheu në Papua Guinenë e Re, tha një zyrtar i OKB-së.

Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Papua Guinenë e Re, Serhan Aktoprak, tha se ndikimi i rrëshqitjes së dheut të së premtes në provincën e izoluar Enga të vendit ishte më i madh sesa mendohej fillimisht.

"Ka rreth 150 shtëpi të tjera të varrosura tani," tha zoti Aktoprak.

Zonat e prekura janë në malësitë e Enga, në veri të vendit ishullor në Paqësor.

Z. Aktoprak tha se shpëtimtarët ishin në rrezik sepse "toka ende po rrëshqet".

“Uji po rrjedh dhe kjo po krijon një rrezik masiv për të gjithë të përfshirët”, tha ai.

Në zonën e goditur nga rrëshqitja e dheut jetojnë rreth 4000 njerëz.

Por Care Australia, agjencia humanitare e cila po ndihmon me përpjekjet e ndihmës, paralajmëroi se numri i të prekurve "ka të ngjarë të jetë më i lartë" për shkak të një fluksi njerëzish që u shpëtojnë konflikteve fisnore në zonat fqinje.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco