Hamasi nis një sulm të madh me raketa mbi Tel Aviv, bien sirenat e alarmit

Hamasi nis një sulm të madh me raketa mbi Tel Aviv, bien sirenat e alarmit

13:45, 26/05/2024
A+ Aa A-

Hamasi tha se ka nisur një sulm me raketa kundër zonës së Tel Avivit në qëndër të Izraelit për herë të parë në gati katër muaj.

Të paktën tetë raketa u lëshuan nga zona e Rafahut në jug të Gazës. Disa u kapën, tha ushtria izraelite. Nuk raportohet për të lënduar, njoftoi BBC.

Ushtria izraelite po kryen një operacion ushtarak në Rafah.

Sirenat e raketave u dëgjuan në qytete dhe qyteza të tjera, duke përfshirë Herzliya dhe Petah Tikva.

Mediat izraelite kanë publikuar pamjet e fragmenteve të raketave në kopshtin e një ndërtese në Herzliya.

Një tjetër video e mediave sociale tregon një krater të madh të krijuar me sa duket nga një raketë që ra në një zonë të hapur pranë qytetit qendror të Kfar Saba.

Shërbimi i ambulancës i Izraelit, Magen David Adom, tha se shumë njerëz po trajtoheshin për ankth akut.

Në kanalin e tij Telegram, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat al-Qassam, pretendoi të me merrte meritën për nisjen e një sulmi "të madh" raketor mbi Tel Aviv.

Ndërkohë shtypi izraelit publikoi pamje me njoftimin: “Në një zhvillim thellësisht shqetësues, raketa të shumta janë hedhur në drejtim të zonës metropolitane shumë të populluar Gush Dan në Izraelin qendror të dielën. Të paktën 12 lëshime raketash janë zbuluar, ka mësuar Israel Hayom. Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin vetëm pak minuta pasi ndodhi.

Zjarri i raketave, i cili sipas fotografive të para nga Israel Hayom filloi në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, arriti deri në veri deri në rajonin e Sharonit, me Kfar Saba - një nga qytetet më të mëdha në Izrael - që ka një sirenë për herë të parë që nga fillimi i luftës.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco