Gjermani, prodhimi industrial shënoi rënie në muajin korrik

Gjermani, prodhimi industrial shënoi rënie në muajin korrik

10:08, 07/09/2023
A+ Aa A-

Prodhimi industrial i Gjermanisë shënoi rënie për të tretin muaj radhazi në korrik, me 0.8 për qind më pak nga një muaj më parë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot. Shifra pasoi rënien mujore të rishikuar me rënie prej 1.4 për qind në qershor, thuhet në deklaratën e zyrës statistikore gjermane Destatis.

Prodhimi i mallrave kapitale ra me 2.9 për qind në bazë mujore korrik, mallrat e konsumit ranë me 1 për qind dhe mallrat e ndërmjetme ranë me 0.7 për qind.

Prodhimi i energjisë dhe ndërtimit u rrit me 2.2 për qind, përkatësisht 2.6 për qind gjatë të njëjtës periudhë. Në bazë vjetore, prodhimi industrial i Gjermanisë shënoi rënie me 2.1 për qind në korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco