Tensione në Paris, 16-vjeçari vdes gjatë ndjekjes nga policia

Tensione në Paris, 16-vjeçari vdes gjatë ndjekjes nga policia

09:06, 07/09/2023
A+ Aa A-

Një djalë 16-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Paris teksa po përpiqej që t’i shmangej policisë. Sipas të dhënave paraprake, i mituri nuk i ishte bindur policisë për të ndaluar mjetin për ta kontrolluar dhe ishte larguar me shpejtësi.

Pas disa minutash, motori i të riut u përplas me një makinë tjetër policie që e kishte rrethuar në Elancourt.

Përplasja ishte fatale, dhe16 vjeçari nuk arriti të mbijetone pavarësisht ndihmës së shpejtë në spital.

Menjëherë autoritetet nisën hetimet dhe kanë arrestuar 2 policë të përfshirë në ngjarje, pasi iu frikësohen një përsëritje të skenave në fillim të verës, ku protesta të dhunshme pati në të gjithë vendin, pas vrasjes së një të riu nga policia në Nanterres.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco